Osmani e Kurti s’i përmendën Thaçin e Sejdiun në fjalimet e tyre për përvjetorin e pavarësisë

-

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është deklaruar për media pasi që deputetët e opozitës lëshuan sallën gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit.

Në konferencë Tahiri përmendi edhe faktin që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre, nuk përmendën Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Fatmir Sejdiun.

Sipas Tahirit, është e papranueshme që të mos përmenden akterët kryesorë.

“Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit po ashtu”, ka thënë Tahiri.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit