Paga e Kryeministrit me ligj të ri pritet të jetë më e lartë se ajo që e kishte bërë Haradinaj

-

Drafti i ri i Projektligjit për pagat në sektorin publik, i projektuar nga Qeveria Kurti, duket ndryshe prej ligjit të mëparshëm, të miratuar gjatë qeverisjes Haradinaj. Kryeministri i atëhershëm ishte komentuar për ngritjen e pagës së tij, që pastaj me ligj iu kishte bërë 2150 euro. Ndërkaq, paga e kryeministrit tash pritet të bëhet 2280 euro.

Ligji për Pagat e Sektorit Publik, ishte miratuar nga Kuvendi gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt. Megjithatë pagat e rregulluara sipas atij ligji nuk u morën kurrë, pasi njëherë u pezullua, e më pas u shfuqizua, pas një vendimi të Gjykata Kushtetuese.

Por, si parashiheshin pagat me ligjin që e sponsorizonte qeveria Haradinaj, në krahasim me draftligjin që është projektuar nga Qeveria e Albin Kurtit?

Drafti i ri i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik ka marrë formë tjetër. Aty është rritur koeficienti deri në 20, ndërsa është zvogëluar vlera e koeficientit. Mediat kanë raportuar se vlera e koeficientit do të jetë 120, por kjo akoma nuk dihet zyrtarisht.

Koeficientin 20 pritet ta ketë Presidenti/ja e vendit, ndërsa pas saj, me koeficient 19, do të përllogariten pagat e Kryeministrit/ës së vendit, Kryeparlamentarit/es dhe Kryetarit/es së Gjykatës Kushtetueses. Presidentes i bie që rroga t’i bëhet 2400, ndërsa Kryeministrit dhe të tjerëve me koeficient si të tij, pritet t’u bëhet rroga 2280 euro.

Paga e kryeministrit tash i bie të rritet pak më shumë, se sa që ishte paraparë me Ligjin e shfuqizuar për Pagat. Sipas tij, kryeministri do të paguhej 2150 euro dhe kishte koeficientin 9.

Në atë ligj, koeficienti më i lartë ishte 10, me të cilin vlerësohej rroga e Presidentit të vendit. Më pas ishin pagat e Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me koeficient 9. Vlera e koeficientit atëherë llogaritej 239 euro.

Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve, sipas këtij draftligji të ri, pritet të jetë me njëzet (1:20). /Express/

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit