Pal Lekaj: Padrejtësisht u lakua emri im për shpenzimet e larta të karburantit

-

Në listën e deputetëve që kanë harxhuar më së shumti për derivate përveç 5 deputetëve të Vetëvendosjes është edhe Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Pas reagimeve të shumta për këto shpenzime, Grupi Parlamentar i LVV-së u mundua të jap shembull duke hequr dorë nga kompensimi i këtyre shpenzimeve. Vetëvendosje i ftoi edhe deputetët të tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë. Por si do të veprojë Lekaj, i cili kryesonte në këtë listë?

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Pal Lekaj është shprehur se padrejtësisht është përmendur emri i tij për shpenzimet e larta për karburant. Sipas tij, sepse për këto shpenzime ka një të vërtetë, të cilën mund ta faktojë.

Lekaj tha se është banor rezident i fshatit Novosellë të Gjakovës dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit deputetët që udhëtojnë u takon kompensimi.

“Këto ditë padrejtësisht u lakua emri im për shpenzimet e larta të karburantit. Unë jam banor rezident i Gjakovës, saktësisht në fshatin Novosellë dhe aktiviteti im i vazhdueshëm dhe intensiv pranë qytetarëve dhe ndaj institucioneve siç është Kuvendi dhe Komisionet ka bërë që unë jam katër herë i zgjedhur si Deputet i Kosovës, pasi kam marrë besimin e qytetarëve”, u shpreh Lekaj për Sinjalin.

Tutje ai ka bërë me dije se në muajin nëntor dhe dhjetor, gjatë të cilëve ka shpenzuar 570 euro për karburante, ka marrë pjesë në dhjetëra mbledhje e seanca të Kuvendit,

“Aktivitete e zhvilluara nga unë në nëntor-dhjetor 2021 janë këto:

Komisioni për Ekonomi: 13 mbledhje te Komisionit; 3 mbledhje te grupeve punuese;2 dëgjime publike;

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere: 10 mbledhje të Komisionit; 1 dëgjim publik;

– Kuvendi i Kosovës: 10 seanca të mbajtura(ku secila ka zgjatur nga 2-3 ditë për shkak të numrit të madh të pikave të rendit të ditës)“, njoftoi Lekaj.

Kujtojmë se 67 deputetë të Kuvendit kompensohen për udhëtime nga qytetet e tjera për në Kuvend. Prej tyre, 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE