Palmer ka zbuluar planin për Serbinë: Ndarje e Serbisë nga Rusia dhe shtyrja në NATO

I dërguari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor para Senatit ka zbuluar strategjinë e Uashingtonit për regjionin. Plamer ka vërtetuar se qëllimi i ShBA-ve është që Prishtina dhe Beogradi të njihen ndërmjet vetes, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.Uashingtoni dëshiron që ta heq Ballkanin nga “përqafimi i Rusisë”, të i tërheq vendet e regjionit n NATO dhe që Beogradi e Prishtina të detyrohen të vënë vulën në njohjet e ndërsjella.Në arritjen e këtyre qëllimeve, ShBA po përgatisin një “arsenal” të shantazheve të reja, të drejtuara para së gjithave drejtë Serbisë, një ndër të cilat është e rezoluta për vëllezërit Bytyqi e miratuar ditë më parë në Dhimën e Përfaqësuesve.

Pikërisht për këtë strategji Palmer zëvendës ndihmës sekretar i shtetit dhe i dërguari special i ShBA-ve për Ballkan. Ai gjatës dëshmisë para Këshillit për punë të jashtme të Senatit ka thënë se ndër prioritetet e ShBA-ve në Ballkan është normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.Palmer nënvizoi se ShBA presin që qeveria e re në Prishtinë të heq taksën, ndërsa Beogradi të ndal fushatën kundër njohjes së Kosovës:“Përmes fushatës për nxitjen e vendeve që të tërheqin njohjen e Kosovës dhe bllokimin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare si është Interpol, Beogradi ka dëmtuar edhe organizatën ndërkombëtare policore dhe ka shkatërruar atmosferën e kompromisit.Si SHBA-ve kjo e largon Serbinë nga rruga e përparimit drejtë marrëveshjes që i duhet për të hyrë në BE.“jemi të bindur se Vuçiq është i gatshëm të arrij një marrëveshje të tillë. Vetëm kur Kosova edhe Serbia ndërmarrin hapa të tillë, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në ndërtimin e besimit te populli serb për normalizim të raporteve me Kosovën – ka thënë ai duke shtuar se për kët janë duke punuar së bahsku me ambasadorin amerikan në Gjermani Grenel.

ShBA janë të gatshme që të shtojnë angazhimin politik edhe përmes mbështetjes afariste edhe tregtare, që të arrihet marrëveshja. Refuzimi i hapjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore është sinjal i keq për Prishtinë e Beogradin se përkundër vendimeve të rënda që do marrin nuk do mbështeten, gjë që iu mundëson Kinës edhe Rusisë dhe aktorëve tjerë të rrisin ndikimin ne Ballkan:“Qëllimi primar i Rusisë është të evitohet euro-integrimi i regjionit, të mbajë të ndarë edhe të dobët dhe të varur nga Moska. Ajo dëshiron evitimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë dhe Bosnjen si shtet jofunksional. Mospranimi i statusit të Kosovës nga Serbia është atuja kryesore e Rusisë në lidhje me Serbinë.

Ish-shefi i diplomacisë së SRJ Vladislav Jovanoviç ka sqaruar se presionet që vijnë nga Uashingtoni janë pjesë e strategjisë së gjerë: “Qëllimi është që Serbia të ekspozohet presioneve ndërkombëtare nga ShBA, por edhe nga Brukseli në mënyrë që të njeh shtetin e Kosovës.