“Pamje që s’do të doja t’i shihja në shtetin e Kosovës”, Latifi flet për arrestimin e Dardan Molliqajt

-

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt nga ana e policisë së Kosovës. Molliqaj u arrestua dhunshëm para zyrave të T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing.

“Realisht ishin pamje që nuk do të doja ti shihja asnjëherë në shtetin e Kosovës”, tha Latifi.

“Përqendrimi i gjithë atyre forcave policore për të arrestuar një politikan ishte e panevojshme aq më tepër kur është në pyetje një situatë e tillë kur kjo situatë zhvillohet para një mediumi të pavarur ku është paralajmëruar zhvillimi i intervistës”, theksoi Latifi në Pressing.

“Është indikativë edhe informata se ai ishte gjithë ditën në zyrat e PSD’së”, shtoi ai.

‘Policia ka pasur gjithë hapësirën e nevojshme ligjore të lejojë zhvillimin e debatit dhe pastaj të procedojë sipas kërkesave të Prokurorisë. Nuk lë shije të mirë ndërprerja e një debati”, theksoi Latifi.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit