Panik për miell – Ministri i Financave sapo doli me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

-

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se ka rezerva të mjaftueshme dhe se nuk ka nevojë për panik.

“Synimi ynë si qeveri është që të njoftojmë qytetarët se nuk ka nevojë për panik, meqenëse sot gjatë ditës kemi parë raste pranë disa mullive që ka pasur kolona të gjata, që na kujtojnë kohën e marsit dhe prillit të vitit 2020, kur ngjashëm ishte përhapur një panik se do të mbeteshin pa miell apo pa bukë, edhe atëherë kemi bërë thirrje që të mos ketë sjellje të tilla, nuk ka nevojë për panik jemi të furnizuar mjaftueshëm, dhe furnizohemi vazhdimisht”, tha ai.

“Kemi siguruar edhe kanale të tjera pra në rast të nevojës, të mos krijohet një presion i tillë asisojë që të gjithë të vrapojnë në rafte të supermarketeve, duke menduar që nuk do të ketë miell, duam të sigurojmë qytetaret që nuk ka nevoje për një sjellje të tillë meqenëse jemi mirë të furnizuar dhe kemi siguruar edhe kanale të tjera”.

Ai tha se para disa ditëve që kanë ndarë edhe 10 milionë euro për t’u furnizuar me rezerva shtetërore.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE