Paraburgim prej 30 ditësh për personin që dhunoi dhe sulmoi seksualisht vajzat e tij

-

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘dhunimi në vazhdimësi’, dhe ‘sulm seksual’, transmeton Gazeta Metro.

Prokuroria përmes një komunikatë për medie njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”, nga neni 227 paragrafi 7, lidhur me paragrafin 4, nën paragrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se i njëjti në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek vajzën tjetër të mitur.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 nën paragrafi 3.9, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 07 shkurt 2022.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit