Paralajmërimi i KFOR-it: Nesër në këtë komunë nga kjo orë mund të dëgjoni shpërthime- Mos u shqetësoni

-

Ekipet e KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpërthyese do të kryejnë asgjësimin rutinë të municioneve të vjetruara më 8 shkurt 2022 në një ish gurore në komunën e Drenasit.

KFOR në një postim në Facebook paralajmëron se qytetarët mund të mund të dëgjojnë disa shpërthime mes orës 09:00 të mëngjesit dhe 16:00 pasdite.

“Do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të parandaluar çdo rrezik për popullatën lokale dhe mjedisin. Kërkojmë që qytetarët të qëndrojë larg zonës përreth gurores për sigurinë tuaj. 9 dhe 10 shkurt janë identifikuar si data alternative për asgjësimin e municioneve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit