Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

-

Pesë ditët e ardhshme pritet që të mbajë mot i ngrohtë, por jostabil.

Prishtina Weather njofton se paradite pritet më shumë diell, ndërsa pasditeve rrebeshe me bubullima.

Derisa, indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Parashikimin e motit për 5 ditët në vijim sipas Prishtina Weather:

22.05 – Intervale me diell paradite. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

23.05 – Më shumë diell paradite. Më vonë pasdite priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

24.05 – Më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e më vonë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë.

25.05 – Vransira të ndryshueshme, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.

26.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.

Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE