Pas humbjes së Anglisë, ky është skenari që dërgon Kosovën në ‘Euro 2020’

Pas fitores befasuese të Çekisë ndaj Anglisë, Kosova është ajo që humbi më së shumti, pasi që tani për të mos bërë kalkulime fare, kombëtares tonë i nevojiten plotë 9 pikë, shkruan Gazeta Metro.Çekia e ka befasuar Anglinë në shtëpi, duke rrëmbyer pikët e plota në xhiron e gjashtë në Grupin A.

Çekët triumfuan 2-1 kundër Tre Luanëve që kishte pothuajse më të mirët në fushë.Kane zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 0-1 në minutën e pestë, por vendasit përmbysën gjithçka.Fillimisht Brabec shënoi në minutën e 9’ për të barazuar në 1-1, derisa golin e tri pikëve e realizoi Ondrasek në minutën e 85’të.

Me këtë fitore befasuese të Çekisë humb më së shumti Kosova, që tani përveç se duhet t’i fitojë patjetër ndeshjet me Malin e Zi dhe Çekinë, duhet të fitojë edhe kundër Anglisë në ‘Fadil Vokrri’, gjithmonë nëse Çekia i fiton sfidat e fundit. Ndërkaq mundësi tjetër e Kosovës për të u kualifikuar në ‘Euro 2020’ mbeten ndeshjet në Ligën e Kombëve, që janë mundësi e mirë për t’u kualifikuar në këtë kampionat. /gazetametro.net