Përleshje mes dy personave në Prizren, ekspozohet edhe arma e zjarrit

-

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:15, në Prizren, gjatë së cilës është ekspozuar edhe një armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, që është ndaluar për 48 orë.

Gashi bëri të ditur se përleshja kishte nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

“Po, kemi një person të arrestuar në rastin që e potencuat. Deri te kjo ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje në trafik, ku në atë mosmarrveshje është ekspozuar edhe arma. Pas pranimit të informatës, reagimi ka qenë i menjëhershëm i Policisë dhe është shoqëruar i dyshuari në stacion policor”, tha ai.

“Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari ndalet për 48 orë. Rastin është duke e hetuar Njësia e Hetimit të Stacionit Policor në Prizren. Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, shtoi Gashi

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE