Përparim Rama merr vendim, liron nga pagesa e transportit publik shërbyesit e kësaj kategorie

-

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mahaj ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes Ministrisë së Mbrojtjes me komunën e Prishtinës.

Poashtu ai ka bërë me dije se ky bashkëpunim fillon me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushatrakëve të FSK-së me transportin urban.

“Me Kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin Dypalësh në fusha tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi ynë me Komunën e Prishtinës fillon me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban.

Sot prita në takim kryetarin e Prishtinës , Përparim Rama me të cilin diskutuam për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.

Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.

Me Kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin Dypalësh në fusha tjera të interesit të përbashkët

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE