Përveç Gjermanisë, edhe dy shtete tjera të fuqishme i njohën patentë shoferët e Kosovës

-

Dje Kosova mori një lajm të mirë sa i përket patentë shoferëve, pasi Gjermani vendosi që t’i njohë ata. Mirëpo përveç shtetit gjerman, janë edhe dy shtete tjera që i kanë njohur lejet e kosovarëve.

Një ditë para Gjermanisë, patentë shoferët i kishte pranuar pa provime shtesë edhe Kanadaja e Turqia.

Kështu njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryeministri Kurti.

“Në kuadër të raporteve të mira ndërshtetore dhe qëllimit të përbashkët për të lehtësuar jetën e qytetarëve tanë, po realizohet njohja e patentë-shoferit për shtetasit e Kosovës në Kanada dhe Turqi”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, është bërë e ditur se pas Gjermanisë, patentë shoferët kosovare po përgatiten t’i njohin edhe Austria dhe Italia.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE