Pioli zhgënjen tifozët e Milanit, Ibrahimovic pritet të ulet sërish në bankën e rezervistëve

0
37

Milani i shkon Cagliarit në ndeshjen hapëse të xhiros së 19’të në Serie A, derisa padyshim se fitorja mbetet opsioni i vetëm për Rossonerët.Djelmoshat e Piolit javën e kaluar nuk arritën më shumë se një barazim përballë Sampdorias, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër.

Megjithatë, ka qenë trajneri “kuq e zi”, Stefano Pioli, që u ka dhënë tifozëve një lajm tejet të keq.Fjala është për inkuadrimin ose jo nga fillimi të Zlatan Ibrahimovic. Suedezi u rikthye në Apenine në moshën 34 vjeçare, por që nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij në duel me skuadrën nga Genoa.

“Nuk mendoj se Ibra i ka 90 minuta në këmbë. Do të shoh se çfarë vendimi do të marr, nëse do ta vendos nga fillimi apo jo. Ka qenë mirë gjatë javës, por ai nuk luan prej kohësh një lojë komplete”, deklaroi Pioli. Kujtojmë se dueli zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00.