“Po Më Kontrollojnë Mua Dhe Familjen, Pamjet Ja Kanë Dhënë…”. Denoncimi I Rëndë, Vajza Shokon Policinë Me Deklaratën: I Kanë Vendosur Për!

Një ngjarje është denoncuar në polici nga A.R e cila pretendon se disa persona kanë instaluar një kamera sigurie në një banesë private, por që po i ndërhyjnë në jetën private.Ngjarja është bërë e ditur nga gazeta Si.

“Banoj në rrugën Gjergj Legisi me dy prindërit dhe motrën. Në katin e parë të pallatit dhe në ashensor janë vendosur afishe “Kujdes se ka kamera”. Në katin e parë të pallatit, në fasadën e jashtme dhe në ashensor ka kamera sigurie. Këto kamera janë vendosur nga administratorja T.H dhe dyshoj që ajo kontrollon lëvizjet e mia dhe të familjarëve të mi dhe se pamjet ua ka vendosur në dispozicion personave të tjerë”, thotë e reja në denoncimin e dorëzuar pranë policisë.

Pavarësisht se sipas policisë ky qëndrim i saj për ndërhyrje të padrejtë në jetën private parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal, ndiqet me kërkesë të të dëmtuarit direkt në gjykatë, agjentët nuk e kanë refuzuar vajzën, por e kanë mbajtur shënim ankesën e saj.

“Ankesat për prani të kamerave janë shtuar dhe kjo nuk ka lidhje me jetën private të qytetarëve, por shumica e atyre që paraqiten në komisariate, i druhen vëzhgimit nga persona të tjerë.

“Padiskutim që një hajdut apo një keqbërës stepet ose e mendon mirë kur shikon një kamera sigurie. Kamera ka efekt ju pëlqen apo nuk ju pëlqen shtetasve që ankohen. Disa vite më parë, një organizatë e kundërshtoi me forcë instalimin e kamerave të sigurisë si cënim të të drejtave, por realisht përpara lirive individuale më e rëndësishme është garantimi i rendit dhe sigurisë publike” përgjijet zyrtari i policisë. Por edhe me kamera..

Por a të bën më të sigurtë një kamera sigurie? Zbulimi i vrasësit të Behar Sofisë vetëm duke vëzhguar dhjetra kamera sigurie është një përgjigjje. Por A.B një pronar lokali i kishte vendosur kamerat pikërisht për të mbajtur larg hajdutët e megjithatë nuk ia arriti dot. Sidoqoftë mbasi mbërriti në biznes dhe pa që i kishin vjedhur dhe dritaret e lokalit, ai hodhi sytë nga kamerat dhe me pas pamjet filmike të sigurisë ia la mbi tryezë policisë.

Rezultati ishte arrestimi i një 44 vjeçari i divorcuar dhe i dënuar edhe herë tjetër për vjedhje. Por ndonëse nga pamjet nuk përfitohen të dhëna me interes, një dëshmitar që i bleu dritaret ishte çelësi kyç i zgjidhjes së hetimit.

“Kur lokali u prish dritaret që kushtonin gati 10 mijë euro ja lamë në ruajtje mikut tonë, derisa të përfundonte pandemia sepse nuk kishim mundësi transporti” shprehet denoncuesi.

“Shkuam tek magazina dhe pashë që dritaret i kishin marrë. Mora kamerat e sigurisë, kurse vetratat e duraluminit i kërkova dhe i gjeta në një pikë skrapi disi larg magazinës” pohon i dëmtuari.