Policia e Kosovës jep të dhëna për gjendjen në veri

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me gjendjen në Mitrovicën e Veriut dhe pjesëtarët policior me koronavrus, shkruan IndeksOnline.Në njoftim thuhet se “Rasti i parë në Malishevë ka qenë i liruar nga puna, ne pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor, ndërsa rasti i dyte ka qenë në vizitë studimore në Londër, dhe falë syçëltësisë së dhe komunikimit me DSHSH-në, menjëherë është vendosur në karantinë duke mos rrezikuar aspak të tjerët.Ndersa sa i perket shkrimit se në Veri të Mitrovicë janë tre zyrtar që kanë rezultu pozitiv me virus, ky informacion, nuk qendron pasi deri më tani një zyrtari i është bërë testi dhe pritet rezultati, përderisa një tjetër zyrtar është vetëkarantinuar”.Aty thuhet se disa pjesëtarë të policisë janë në vetizolim për shkak të kontaktit me personat e ardhur nga jashtë.

Njoftimi i plotë:Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në të gjitha pikat kufitare, stacioneve dhe objekteve policore proces i cili është në vazhdim.Me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit ka përgatitur posterat me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur ligjërata informuese në të gjitha pikat kufitare me pjesëtarët e policisë dhe do të vazhdoj me njësi të tjera policore si dhe ka shpërndarë maska për policët kufitarë duke përfshirë edhe pikën kufitare të Aeroportit si dhe rajonet e njësitet tjera policore.Policia e Kosovës, po vazhdon punën e saj me orare të zakonshme dhe sipas nevojës dhe planifikimeve me orar te zgjatur me qellim te realizimit te detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve te Qeverise se RKS-se.Një numër i zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.Deri me tani janë disa zyrtar që janë sugjeruar për vetë izolimi dhe izolimi të detyruar që ka rrjedhe me rekomandim te Ekipeve Mjekësorë neper pikat kufitare, ( pas ardhjes se tyre nga vende te ndryshme si ; Zvicër, Londër, Serbi, Amerike, Gjermani etj.).Çdonjëri prej tyre ka Udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ekipet Mjekësore ne pikat Hyrëse te Kosovës .

Ne këto udhëzime i kane sqarimet ; Sa kohe kane me qëndruar ne Vetë karantinë, se si duhet te vetë izolohen dhe sa munden me pas kontakt me te tjerët dhe këshilla te tjera te nevojshme, komfor ndryshimit te situatës se krijuar shëndetësore .Ndërsa deri më tani janë dy raste që zyrtarët policor kanë rezultuar pozitiv me virus, një rast në Malisheve dhe tjetri në rajonin e Prishtinë.Rasti i parë në Malishevë ka qenë i liruar nga puna, ne pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor, ndërsa rasti i dyte ka qenë në vizitë studimore në Londër, dhe falë syçëltësisë së dhe komunikimit me DSHSH-në, menjëherë është vendosur në karantinë duke mos rrezikuar aspak të tjerët.Ndersa sa i perket shkrimit se në Veri të Mitrovicë janë tre zyrtar që kanë rezultu pozitiv me virus, ky informacion, nuk qendron pasi deri më tani një zyrtari i është bërë testi dhe pritet rezultati, përderisa një tjetër zyrtar është vetëkarantinuar.Në DSHSH vazhdimisht janë duke i kontaktuar punonjësit e PK-se, e ne veçanti ata që janë në vetë karantinë për t’iu ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore, në bashkëpunim edhe me institucionet shëndetësore.