Policia jep detaje për ortekun e borës që ra sot në Brezovicë

-

Një ortek bore ka rënë sot në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 13:10 dhe deri tani nuk ka dyshime për të lënduar.

“Në orën 13:10 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se ka ndodhur një ortek bore në vendin e quajtur ‘Qafa e Luanit’ në Brezovicë, te zona e skijimit. Tani për tani nuk ka dyshime se ka të lënduar. Edhe nga dëshmitarët përreth kemi informacione se nuk dyshohet për të lënduar”, tha Veseli.

Ai bëri të ditur se Policia është atje dhe në ndërkohë do të hiqen të gjitha dilemat rreth këtij rasti

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE