Presidenti i Serbisë: Do ta njoh Kosovën përmes meditimit transcendental

Vuçiq thotë se do ta njohë Kosovën përmes meditimit transcendental.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka komentuar kritikat që janë bërë drejt tij nga Sanda Rashkoviq-Ivic, që do ta njohë Kosovën.

Vuçiq ka thënë se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm në “meditim transcendental”, shkruan Kosovo Online.

Ai tutje ka thënë se Rashkoviq-Ivic është deklaruar për njohjen por s’ka treguar se “ a do ta bëjë në mënyrë verbale apo të shkruar”.

Kreu i shtetit të Serbisë në vazhdimësi është duke deklaruar se sa të jetë president i Serbisë nuk do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.