Presidenti Thaçi pritet nga Lartmadhëria e tij, perandori Naruhito, bisedojnë për paqen në botë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga Lartmadhëria e tij, perandori Naruhito i Japonisë. I përcjellë nga zyrtarët e oborrit perandorak, presidenti Thaçi ka arritur në Pallatin perandorak, ku është pritur nga perandori Naruhito me nderimet me të larta./Jeta-Online

Në takim me perandorin, presidenti Thaçi ka biseduar për rrugëtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës. Presidenti Thaçi e ka uruar për epokën “Reiwa” që ka filluar Lartmadhëria e tij, perandori Naruhito, duke shprehur dëshirën që fryma e harmonisë të mbretërojë në Japoni dhe në tërë botën.

Presidenti Thaçi i shprehu mirënjohje perandorit në emër të popullit të Kosovës, për përkrahjen që Japonia na ka dhënë gjatë dhe pas luftës. “Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të jemi për gjithmonë”, shtoi presidenti Thaçi.