Presidentja Osmani në Konferencën për Siguri në Mynih: Serbia të trajtohet si shteti që nuk bazohet në vlerat evropiane

-

Në ditën e fundit të Konferencës për Sigurisë në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar si folëse në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si dhe për sfidat dhe mundësitë në rrugën drejt strukturave euroatlantike.

Në këtë diskutim, përveç presidentes Osmani, morri pjesë edhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, përfaqësuesi i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, ministrat e punëve të jashtme nga rajoni, ambasadorja i SHBA-ve në NATO, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach si dhe përfaqësues të shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Presidentja Osmani ka folur për progresin thelbësor që po bën Kosova në fusha të ndryshme dhe njëkohësisht përmendi sfidat me të cilat përballet shteti ynë me një fqinj agresiv dhe destabilizues. Në kuadër të zhvillimeve të fundit në Evropë, Presidentja theksoi nevojën për një përpjekje të bashkërenduar të bashkësisë ndërkombëtare në raport me situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi se ndikimi i Rusisë përmes Serbisë është evident dhe se Serbia duhet të trajtohet si shteti që nuk bazohet në vlerat evropiane. Presidentja Osmani, megjithatë theksoi nevojën e angazhimit të vazhdueshëm në procesin e dialogut dhe potencoibse Kosova e ka dëshmuar gjithnjë konstruktivitetin e saj në proces. Kosova çdoherë ka kontribuuar për paqen dhe sigurinë afatgjate dhe në dialog ka treguar angazhim aktiv duke dhënë propozime konkrete, theksoi Presidentja Osmani, duke shtuar se procesi duhet të përqendrohet në njohjen reciproke si e vetmja zgjidhje që siguron paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit