Pritet lansimi i video-lojës “War of Kosovo: 2033” që do të ketë misione luftimi në qytete të ndryshme të Kosovës

-

Kompania e Zhvillimit të Lojërave, Am Develop, do të lansojë video-lojën me luftime me shumë lojtarë që do të titullohet War of Kosovo: 2033.

War of Kosovo: 2033 do të jetë një lojë ku avatarët do të kryejnë misione në qytete të ndryshme të Kosovës. Loja përfaqëson një luftë që do të zhvillohet në kohët moderne në të cilën do të jetë viti 2033.

Kjo video-lojë do të jetë me shumë sezone, dhe në kuadër të kësaj secili sezon do të vazhdojë me qytete të reja.

Sezoni i parë i lojës do të jetë në qytetin e Prizrenit për të vazhduar më pas në sezonin pasues në qytetin e Prishtinës.

Loja do të jetë në gjuhen shqipe dhe në gjuhën angleze. /Telegrafi/

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit