PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt

-

Partia Socialdemokrate ka kërkuar që të lirohen menjëherë Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani të cilët, sipas PSD-së po mbahen padrejtësisht në burg.

Në një postim në Facebook të PSD-së thuhet se Dardan Molliqajt nuk i është treguar fletëarresti para se të arrestohet dhe as në stacion të policisë.

“Asnjë ftesë për thirrje nuk i është dorëzuar Dardan Molliqajt sipas Procedurës së Kodit Penal. Dardani ka qenë në shtëpinë e tij dhe në zyrë. Ai ka vazhduar aktivitet e tij, takimet në qytet e konferencën për media në zyrë. Arrestimi i tij, me 60 policë, pak para emisionit televiziv, është politik. Pushteti dëshiron të hesht opozitën kritikuese”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.

Postimi i plotë:

Të lirohen menjëherë Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani të cilët po mbahen padrejtësisht në burg.

Dardan Molliqaj nuk i është treguar fletëarresti para se të arrestohet dhe as në stacion të policisë. Asnjë ftesë për thirrje nuk i është dorëzuar Dardan Molliqajt sipas Procedurës së Kodit Penal. Dardani ka qenë në shtëpinë e tij dhe në zyrë. Ai ka vazhduar aktivitet e tij, takimet në qytet e konferencën për media në zyrë. Arrestimi i tij, me 60 policë, pak para emisionit televiziv, është politik. Pushteti dëshiron të hesht opozitën kritikuese.

Ndërkohë, aktivisti Adem Megjuani iu përgjigj pozitivisht ftesës së pranuar nga policia dhe u paraqit në stacionin policor në kohën e caktuar sipas ftesës. Pavarësisht kësaj, ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orëve. Kjo tregon që çështja nuk është aspak procedurale.

Qëllimi përfundimtar i një aksioni të tillë të arrestimit, me plot skandale e parregullsi është frikësimi. Por nuk frikësohemi, as nuk zbrapsemi.

#LiripërDardanMolliqajn #LiripërAdemMegjuanin

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE