PSG nuk e lëshon Mbappen, kjo është ofertë e çmendur për të

-

Oferta e “çmendur” që Mbappe ka marrë nga PSG për të rinovuar.

E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë. Në njërën anë është Real Madridi që e kërkon me ngulm dhe në anën tjetër PSG-ja që nuk dëshiron ta shesë.

Sky Sports raportoi dje se Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express.

Sipas Guillem Balague, PSG do t’i ofrojë para të majme nëse Mbappe pranon të rinovojë edhe për dy sezone.

Nëse pranon, ai do të fitonte 150 milionë euro bonus dhe po ashtu 40 milionë euro pagë vjetore.

Kjo do të thotë se Mbappe do të mbetet pa shkuar në Real Madrid, atje ku po e presin tash e një kohë.

Sulmuesi francez dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Parisin dhe gjithashtu dëshiron të luajë në një klub që do t’i lejojë të luajë në Lojërat Olimpike Paris 2024 me Francën.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit