Pushimet dimërore i kaloi me Norën, Roberti tregon arsyen

Kemi parë përmes fotove të ndryshme në Instastory, se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë kaluar së bashku pushimet dimërore në Bullgari. Së bashku me vajzën e tyre Renee, ish-çifti siç kanë treguar edhe në intervista të ndryshme, kanë mbetur miq edhe pas ndarjes. Këtë gjë e tregojnë më së miri edhe pushimet që kanë kaluar së bashku.

I ftuar në emisionin “Prive”, Roberti ka treguar se ka marrëdhënie aq të mira me Norën edhe pas ndarjes, aq sa edhe pushimet i bëjnë bashkë.

“Ia kisha preferuar çdo çifti, pavarësisht çdo problemi që kanë, çfarëdo ndarjeje që kanë, duhet me mbet shokë. Gjysmën e jetës e ke kaluar me atë njeri. Duhet me mbet shokë dhe duhet me e respektu edhe më shumë se më përpara. Pushim. Shkoj me Norën, me çikën, me anëtarët e familjes. Ne gjithmonë kemi me mbet familje. Kudo që na çon jeta, rruga, Norën ose mua, ajo ka me qenë gjithmonë nëna e çikës tem”,-është shprehur këngëtari.