Putin flet për dërgimin e ushtrisë në Donbas, përmend edhe Kosovën

-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur për vendimin e tij që t’ua njohë pavarësinë dy rajoneve lindore të Ukrainës.

Ai ka thënë se Moska ka biseduar për këtë edhe me Perëndimin dhe Bashkimin Evropian, dhe shton se konflikti nuk është diskutuar.

Ndërkohë gjatë këtij fjalimi, ka folur edhe për Krimenë si pjesë të Rusisë derisa e ka përmendur edhe Kosovën.

“Njerëzit që jetojnë në Sevastopol kanë vendosur për veten e tyre, e kam thënë disa herë se sa ndryshon me rastin e Kosovës”, ka thënë Putin.

Tutje Putin ka thënë se zgjidhja më e mirë për Ukrainën do të ishte të refuzonte bashkimin në NATO dhe të mbante status neutral.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit