Qëndron Kastrati: Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme

-

Policia e Kosovës, pas një aksioni të zhvilluar këtë të mërkurë në rajonin e Gjilanit dhe Kamenicës, ka arrestuar katër persona.

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pasi kryetari aktual, Kadri Rahimaj, tha se arrestimi i tre zyrtarëve të kësaj komune dhe një pronari të një kompanie ka të bëjë me qeverisjen e Partisë Socialdemokrate.

Kastrati bën të ditur se vitin e kaluar zyrtarët e komunës kanë dorëzuar kallëzim penal dhe se arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal, të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vetë zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik, njofton Klankosova.tv.

“Zyrtarët e Komunës së Kamenicës kanë dorëzuar kallëzimin penal vitin e kaluar, i cili është i bashkëngjitur më poshtë. Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar, por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vetë e kanë denoncuar rastin. Unë u kam besuar plotësisht dhe vazhdoj t’u besoj. Një vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare kryhet vetëm me dashje të përfitimit a pasurimit personal. Në rastin konkret, dashja e vetme e zyrtarëve të komunës ishte që mjetet të mos përfundojnë si suficit, por të shfrytëzohen për shkollat e Kamenicës”.

“Arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vetë zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik”.

Mes tjerash, Kastrati thotë se shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe se beson në pafajësinë e tre kolegëve të tij.

“Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe dashakëqija, të cilat eksploatojnë një fatkeqësi për përfitime politike. Qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes nuk e kompenson përndjekja, damkosja dhe marrja e meritave për një rast që qëllimin e vetëm e ka pasur të mirën publike”.

“Vetëvendosje ka kundërshtuar në çdo hap avancimin e arsimit në Kamenicë për përfitime elektorale. Ata nuk do të mund të realizojnë as pesë përqindëshin e angazhimit tonë. Gabimet ndodhin. Edhe mashtruesit ekzistojnë. Dhe për këto ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme.
Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e tre kolegëve të arrestuar dhe i bëj thirrje gjykatës ta trajtojë këtë rast drejt dhe të mos ndikohet nga politika,” ka shkruar Kastrati në Facebook.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE