Sipas burimeve të Sinjalit, ky udhëzim parasheh rregullimin e çmimeve dhe masave të tjera mbrojtëse për të mbrojtur konsumatorin, për të mbrojtur konkurrencën si dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg ose për qëllime të tjera të interesit shtetëror.
Po ashtu thuhet që mund të vendoset rregullimi i çmimeve duke caktuar maksimumin e marzhës tregtare si p.sh., dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë, ndërsa 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.



