Qeveria zoton 12.65 milion euro. Ja si do te shperndahen keto mjete

-

Një lajm i mirë për energjetikën!

Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt.

Këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt. Projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme.

Kjo po ashtu nënkupton që më shumë familje të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm, duke rezultuar kështu edhe në zvogëlim të konsumit të energjisë elektrike që përdoret për ngrohje.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit