QKUK: Kjo është gjendja e të plagosurit në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur sot prapa Teatrit Kombëtar, në Prishtinë, pas gjuajtjeve me armë zjarri.Personi i plagosur në këtë incident është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.Kjo është konfirmuar nga drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.

Sipas tij, i plagosur është qëlluar në pjesën e nëngjurit apo kërci dhe është jashtë rrezikut për jetë.“E kemi një të plagosur që ka mbërri në Klinikën Emergjente rreth orës 12:00, bëhet fjalë për lëndimin e nëngjurit apo kërcirit është jashtë rrezikut për jetë dhe ndodhet në trajtim mjekësor” tha Lenjani.

Ndryshe nga policia e Kosovës thanë për lajmi.net se rasti është duke u hetuar nga policia. “Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Banorët e lagjes i kanë thënë për lajmi.net se fillimisht kanë dëgjuar disa të britma të disa personave e më pas edhe disa të shtëna. “Në momentin që ata kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë parë policinë”, tha njëri prej dëshmitarëve.Një banore e banesës në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka thënë se rastit i ka paraprirë nje përleshje verbale mes disa personave. Ajo thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejtë dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur shume banorë të cilët kanë qenë nepër ballkone. Ndërkohë, policia është duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, dhe po mbledh dëshmitë e nevojshme.