Qytetarët tregohen kreativ duke përqeshur bisedimet e gjata LDK-VV

0
40

Qytetarët eKosovës janë treguar kreativ duke përqeshur LDK-në dhe LVV-së që s’po arrijnë marrëveshjen Sa herë fillonte seriali 100 Vitrinat, shikuesit gozhdoheshin para ekranit.

Ka vite që ai ka nisur, por kurrë nuk i dihet fundit. Por ka edhe një ngjarje politike që po krahasohet me këtë serial italian. Përpjekjet e tej zgjatura të LVV-së dhe LDK-së për një koalicion qeverisës kanë këtë ngjashmëri.

Në pamundësi që Mustafa e Kurti të gjejnë një zgjidhje kreative për të arritur marrëveshje, kreativiteti ka kaluar në anën e kosovarëve. I gjendur në një situatë pa zgjidhje, Kurtin e kanë krahasor edhe me mister Binin. Këtë ritëm të ngadalshëm nuk e kishin e paramenduar as vet udhëheqësit e LVV-së dhe LDK-së.

Deklarata të tilla kanë bërë kryetarin e PDK-së të qeshë më lot. Meqë zgjidhja politike nuk po gjendet, dikush ka dhënë një opsion tjetër për të dalur nga kriza. E kur Burdushi nuk kryen punë situata politike dhe protagonistët mbeten të njejtë; ndryshon vetëm mosha.