Qyteti gjerman po kërkon 18 shoferë të kamionit nga Kosova, këto janë kushtet

-

Për të përballuar mungesën që po prek seriozisht sektorin e transportit, katër transportues nga Landi i Saarland, një rajon i vogël kufitar me Francën, kanë nisur një iniciativë në drejtim të Kosovës, në partneritet me organizatën trajnuese CEB.

Organizata, e cila ka sjellë tashmë njëqind personel mjekësor në Republikën Federale gjatë dy viteve të fundit, tani dëshiron të “zgjerojë projektin e saj në sektorë të tjerë”, veçanërisht në transportin rrugor. Kandidatët, të përzgjedhur aty për aty nga një partner CEB, duhet të fitojnë minimum njohurish gjuhësore përpara se të bashkohen me Gjermaninë, shkruan Actu Transport Logistique, përcjell lajmi.net.

Në rastin e përvojës në Saarland, kontrata e punës me një nga katër transportuesit rrugorë në rajon që janë partnerë në operacion i pret 18 kosovarët në fund të këtyre hapave.

“Ne ndihmojmë në gjetjen e një apartamenti, vëmë në dispozicion një kapital të vogël fillestar për kandidatët dhe i shpërblejmë ata gjatë trajnimit të tyre me shumë mbi pagën minimale”, njofton kompania.

Interesimi i kosovarëve për tregun gjerman të punës është mjaft i theksuar: 13,000 prej tyre kanë aplikuar për leje pune në Republikën Federale në vitin 2020.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit