Qyteti suedez po shet tokë për vetëm 8 centë për metër katror

-

Qyteti suedez Goetene po përpiqet të rrisë numrin e banorëve duke shitur tokë për vetëm 8 centë për metër katror.

Është një qytet me 5000 banorë që po përpiqet të zgjidhë çështjen e plakjes së popullsisë dhe rënies së natalitetit, shkruan CNN.

“Absolutisht kushdo mund të blejë një nga parcelat. Nuk ka rregulla apo kërkesa lidhur me atë se kush mund të blejë një parcelë. Do të ishte absolutisht fantastike nëse do të mund të interesoheshin njerëz nga jashtë për të blerë parcela edhe këtu”, ka thënë kryetari i bashkisë Goetene, Johan Mansson.

Ai nuk specifikoi nëse kërkesa është të ketë vendbanim në Suedi apo nënshtetësi suedeze, por supozohet se vetëm ata që jetojnë ligjërisht në Suedi do të mund të blejnë tokë, siç thotë ligji. Kushti është që brenda dy vjetëve të ndërtohet një njësi banimi në tokën e blerë. Përndryshe, toka i kthehet qytetit.

“Kushton shumë për të ndërtuar një shtëpi dhe kostoja e tokës nuk është e gjitha, por është një pjesë e rëndësishme e saj”, u shpreh kryebashkiaku Mansson në një deklaratë për gazetën lokale The Local.

Normat e interesit në Suedi janë duke u ulur, por popullsia është ende e kujdesshme kur bëhet fjalë për tregun e pasurive të paluajtshme.

“Nëse kjo mundësi do të thotë që një familje guxon të ndërtojë një shtëpi këtu pavarësisht situatës aktuale ekonomike, kjo do të ishte fantastike. Disa nga këto parcela janë në shitje prej vitesh, disa prej dekadash, sepse pak a shumë janë harruar”, ka shtuar kryetari i bashkisë. burimi nga koha.net

Goetene është një destinacion popullor për turistët nga Suedia dhe më gjerë. Ndër të tjera, është i njohur për kishën romane “Husaby”, ujëvarën “Martorpsfallet” dhe habitatin e kafshëve të egra “Osterplana Hed och Vall”.

Fushata për shitjen e tokës filloi muajin e kaluar dhe tashmë janë shitur tre parcela. Ka interes nga një numër më i madh njerëzish. Goetene nuk është i vetmi qytet që shet tokën me çmim shumë të ulët. Konkretisht, qyteti suedez Hylte, në jug të vendit, nisi fushatë të ngjashme në fillim të këtij viti, duke shitur 54 parcela për 8 centë për metër katror. Fushata në Goetene do të zgjasë deri vitin e ardhshëm.

Sipas kryebashkiakut Mansson, ndoshta nuk do të vazhdohet më pas sepse me shumë mundësi ekonomia do të kthehet në normalitet.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit