Rama premton tur falënderimesh: Ndihem i vogël përpara kësaj fitoreje të madhe

-

Kryeministri Edi Rama doli për herë të parë në një deklaratë për mediat pasi janë numëruar shumica e kutive të votimit në gjithë Shqipërinë.

Ai premtoi se do të nise një tur falënderimesh për të respektuar qytetarët që me zgjedhjen e tyre ngjyrosën hartën e republikës në mavi.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u fituar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë, nga Tropoja në Konispol. Kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë” – u shpreh Rama. burimin telegrafi

“Tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadëlësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por dhe në nivelin e qeverisjes qendrore. Ndërkohë një grup pune do të përgatisë një raport të detajuar të leximit të votës mbi të cilin do të nisim punën për më tej” – shtoi kryeministri.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit