“Rashë para syve të botës”, detaji në këngën e Semit që tregon puthjen e famshme mes Borës dhe Donaldit

-

Semi Jaupaj publikoi ditën e djeshme këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Është baladë që flet për një dashuri të humbur, për tekstin dhe muzikën e së cilës është kujdesur Ylli Limani.

Por njerëzit mendojnë se teksti tregon historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit.

Fansat besojnë se Semi ka rrëfyer mes vargjeve, atë që ka përjetuar Bora, mikesha e saj e ngushtë pasi Donaldi vendosi të lidhej me Beatrix Ramosaj. “Para syve të botës rashë/më poshtë’ nuk e di a ka/si s’të erdhi pak gjynah,” thuhet në një pjesë të këngës.

“Gojën mbyllur do e mbaj/emrin tënd s’do ta përmend/s’do godas aty ku dhemb.”, shton këngëtarja.

Po ashtu thuhet se fraza “para syve të botës rashë” lidhet pikërisht me momentin pas puthjes që Bora dhe Donaldi shkëmbyen në BB VIP. Si duket ajo tregon ndjesitë që ka përjetuar pas veprimit të Donaldit ndërkohë që e priste jashtë.

Një tjetër detaj që nënkupton se kënga flet për historinë e tyre është dhe një kornizë që shfaqet në klip që duket e ngjashme me Puthjen e famshme të piktorit Gustav Klimt. Kur përmendim puthjen, kujtojmë momentin që ata shkëmbyen në shtëpinë e famshme, shkruan abcnews.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit