Rashica mund ta bëjë një transferim befasues në Gjermani, ky është klubi që ka shfaqur interesim për yllin kosovar

Saga e Milot Rashicës vazhdon me kosovarin që nuk dihet se ku do të transferohet kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar Bayer Leverkusen është klubi i fundit që është futur në garë për shërbimet e yllit kosovar, shkruan Reporteri.net

Rashica thuhet se ka refuzuar ofertën për t’iu bashkuar Aston Villës shkaku i pagës që i ka ofruar klubi anglez. Por, tani është Leverkuseni që dëshiron shërbimet eRashicës sipas mediave në Gjermani. Leverkusen e sheh Rashicën si zëvendësues të mundshëm të Leon Bailey, i cili pritet të ndërrojë ambient.

Werder Bremen dëshiron rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë 24 vjeçarin nga Vushtrria