Rashica tregon pikën e fortë të Kosovës

Kosova do të ketë dy ndeshje të rendësishme këtë javë.Milot Rashica është paraqitur në konferencën e sotme për shtyp, pas përfundimit të stërvitjeve të sotme para nisjes në Çeki.

Lojtari i Werder Bremen është shprehur shumë optimist për ndeshje në Plzen dhe ka thënë se do hynë vetëm për fitore.“Kemi me hi me fitu ndeshjen, ka me qenë diçka e jashtëzakonshme për neve ajo ndeshje”, tha ai.Ylli vushtrrias ndër të tjera ka treguar edhe pikën e fortë të Kombëtares së Kosovës.

“Grupi është pika jonë më e fortë, kjo na ka pru deri këtu, pasi secili mundën me shënu dhe si grup ne jemi të fortë”, shtoi ai duke aluduar në mungesën e Muriqit. Ndryshe, Kosova luan të enjten me Çekinë nga ora 20:45.