Rashiq kërkon që votat nga Serbia të mos përjashtohen

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët “Sloboda” ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e fundit të PZAP-së për anulimin e votave të ardhura me postë nga Serbia.

Ky vendim ka krijuar efekte juridike në cenimin e të drejtave dhe lirive Themelore të Njeriut duke hequr votat e ardhura me postë nga Serbia brenda afatit ligjor thuhet në ankesën e bërë nga Rashiq.