Reagon Izmaku pas vendimit për kombi-busët Vushtrri-Prishtinë: Vendim i ngutshëm që do t’i dëmtoj shumë familje!

-

Pas vendimit për ndalimin e transportit me kombi-bus në relacionet Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, dhe anasjelltas, ka reaguar ish-deputetj e PDK-së nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku.

Izmaku ka shkruar se ky vendim do të dëmtoi shumë familje që varen nga të hyrat që sigurohen nga ky lloj transporti.

“Sa punëtori fizik nga Vushtrria dhe në shumë fusha tjera, e përdorin udhëtimin me kombibus si një mënyrë më të lirë për të arritë tek vendi i punës!” ka shkruar Izmaku.

“Përjashtuar faktin që edhe qindra familje jetojnë ose mbijetojnë me këtë bisnes ta quajmë!” ka shkruar ajo.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit