Reagon mjeku i QKMF-së në Lipjan për vdekjen e 56-vjeçarit

-

Drejtori i Shëndetësisë në Lipjan, Shkëlzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi i cili punonte në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Siç ka njoftuar Komuna e Lipjanit, ky vendim është marrë për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë të mjekut në fjalë, i cili kishte deklaruar rrejshëm se EKG është jashtë funksionit.

Ndërsa, dje u raportua se një 56-vjeçar ka vdekur si pasojë e ngelizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Një dëshmitar kishe rrëfyer për T7 se i ndjeri kishte probleme me zemër dhe afro një orë priti për tretman mjekësor.

Për rastin ka reaguar sot mjeku Faruk Gashi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se rasti i videos së publikuar, ku ai shihej t’i thoshte një pacienti se EKG është jashtë funksionit, është rast tjetër.

Ai është shprehur se pacienti i cili shihet në incizim, nuk është pacienti që ka ndërruar jetë.

Gashi ka treguar se edhe 56 vjeçari i cili kishte vdekur, kishte shkuar për kontroll në këtë qendër, por që sipas tij, bashkë me familjarët ai e ka ndihmuar pacientit që të shtrihet në shtrat e t’i bëhet EKG-ja.

Ai është shprehur se motra e emergjencës i kishte thënë se nuk punonte aparati i EKG’së, andaj edhe e kishte referuar atë në SHSKUK.

“Pacienti me familjarë u nis për në SHSKUK, por për pak minuta u kthyen sërish në emergjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Së bashku me familjarë e kemi vendosur pacientin në shtrat dhe kam filluar me reanimim kardiopulmonar. Unë isha duke e reanimuar kur u kthyen ekipa e emergjencës të cilët vazhduan me reanimim dhe e transportuan në SHSKUK. Më vonë jemi informuar që pacienti në fjalë ka ndërruar jetë në SHSKUK”, ka shtuar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Përshëndetje të nderuar miq,

Se pari dua të ju siguroj se rasti i videos dhe rasti i vdekjes së pacientit 56 vjeҫar janë raste krejtesisht të ndryshme dhe nuk kanë të bëjne me njera-tjetren. Pra pacienti i cili shihet në nje icizim të pa autorizuar dhe kunderligjor nuk është pacienti që ka ndrruar jetë. Pacienti që shihet në atë video është gjalle dhe është mire me shëndet.

Me qellim të informimit të drejte të opinionit e bëjë këtë sqarim.

Dje kam qenë kujdestar në QKMF në Lipjan , nga ora 7:00 në mengjes deri në 19:00 në mbrëmje. Kemi pasur fluks të madh të pacientëve, kemi qenë dy mjekë, dhe siç dihet kohën e pauzës e kemi me rregull nga 9:30- 10:30, për shkak të fluksit të madh të pacientëve unë kam dalur me vonesë në pauzë diku rreth orës 9:45. Në ora 10:06 më telefonoi mjekja me të cilën kemi qenë kujdestar dhe më ka thënë se nuk ka mjekë në emergjencë dhe duhet të shkosh deri sa të kthehen ekipa të cilët për mometin ishin në terren në një rast të rëndë. Sapo morra lajmin, shkova në emergjencë ku fillimisht ishin disa raste që morrën shërbimet e nevojshme, por pas disa ҫastesh vie pacienti tash i ndjere, Pacienti ka qenë bashkë me familjarë të cilët janë dëshmitarë për përkushtimin që kam pasur ndaj pacientit. Pacienti ishte duke u ankuar për dhembje lukthi të theksuar. Në bazë të simptomave kam dyshuar se te pacienti është duke u zhvilluar një infarkt. Pastaj bashkë me familjarët e kam ndihmuar pacientin të shtrihet në shtrat, dhe kam kërkuar që t’i bëhet EKG-ja. Motra e emergjencës më tha se nuk punonte aparati i EKG-së në emergjencë pastaj kemi ndihmuar pacientin të kalojë në pjesën e QKMF-se ku i kemi bërë EKG-në dhe e kam referuar për SHSKUK. Pacienti me familjarë u nis për në SHSKUK, por për pak minuta u kthyen sërish në emergjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Së bashku me familjarë e kemi vendosur pacientin në shtrat dhe kam filluar me reanimim kardiopulmonar. Unë isha duke e reanimuar kur u kthyen ekipa e emergjencës të cilët vazhduan me reanimim dhe e transportuan në SHSKUK.

Më vonë jemi informuar që pacienti në fjalë ka ndërruar jetë në SHSKUK.

Familjarët janë deshmitarë dhe janë prononcuar në media se vdekja e pacientit nuk është pasojë e neglizhencës time si mjek siç po linqohem në shumë tituj mediatik e as e stafit mjekësorë.

Pas disa orësh është realizuar një video qëllimkeqe që të them të drejten nuk e di nga kush dhe me çfarë tendenca, sepse kemi pasur shumë pacientë dhe kemi qenë të angazhuar në kryerjen e detyrave tona.

Për sa i përket suspendimit tim si mjek, nga drejtori i drejtoratit për të cilin kam respekt, mendoj qe është vendim i marrë nga mosinformimi i duhur i Drejtorit dhe duhet të rishikohet, sepse jo vetëm që nuk bëhet fjalë për neglizhencë, por kam qenë i angazhuar maksimalisht dhe me tërë qenjen time.

Familjes së nderuar të pacientit që ka ndërruar jetë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre.

Me Respekt,

Dr. Faruk Gashi.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit