Reshjet e mëdha të shiut, këto shkolla nesër nuk mbajnë mësim

-

Për shkak të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta të shiut, sot u mbajt mbledhja Shtabit Emergjent të Komunës së Istogut. Kryetari i Komunës Ilir Ferati, sot ka thirrur në takim të përbashkët Shtabin Emergjent Komunal të përbërë nga Drejtor të Dretorive, Komandantin e Policisë së Kosovës në Istog, FSK-në dhe Zjarrëfikësit.

Komuna e Istogut ka marrë vendim që disa shkolla në këtë komunë nesër të mos mbajnë mësim, raporton GBlic. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërpritet mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh.

Në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht.
Për çdo ndryshim do të ju njoftojmë me kohë.
Shtabi Emergjent!

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit