Riniani refuzoi të dalë me të nga “Përputhen”, Ana ka dy fjalë për të

Ana ka diçka për të të thënë pas refuzimit të Rinianit për të dalë me të nga “Përputhen”.

Ana Kauri të dielën u largua nga emisioni “Përputhen”, ngase nuk e ndiente se duhej të vazhdonte mv tej të ishte pjesë e programit

Por, duke u larguar, ajo kërkoi nga Riniani që të dilte së bashku me të, në mënyrë që të vazhdonin njohjen jashtë programit.

Megjithatë, dyshja disi i kishin ndarë rrugët nga takimi i fundit, andaj Riniani nuk mendoi se do të ishte vendim i drejtë ta bënte atë dhe e refuzoi.

Së fundi, ndjekësit e pyetën Anën se a mban inat që Riniani nuk pranoi të dilte me të nga “Përputhen” dhe e cilësonin qëndrimin e tij aty sa për shou.

“Joo. Nuk gjykoj asnje njeri per zgjedhjet qe ben. Thjesht nuk me doli sic e prisja”, shkroi ajo.