Rusia numëron qytetet që ka marrë nën kontroll

-

Rusia numëron qytetet që ka marrë nën kontroll

Forcat ruse kanë bllokuar qytetet Kherson dhe Berdyansk dhe kanë kryer një tjetër sulm me raketa në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Ukraina kishte rimarrë Kherson në fillim të javës. Qyteti është në jug të Ukrainës, në veri-perëndim të Krimesë, ndërsa Berdyansk është një qytet port në lindje të Krimesë.

Konashenkov tha se qyteti i Henichesk dhe fusha ajrore Chornobayivka pranë Kherson ishin marrë gjithashtu nën kontroll.

Image

Sipas tij, ushtria ruse dje ka goditur infrastrukturën ushtarake të Ukrainës duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe nga deti./euronews

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit