Sa është paga minimale tani dhe sa ka premtuar Qeveria se do ta bëjë

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se kanë filluar procedurat për rritjen e pagës minimale. Ai tha se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse e ka përgatitur projektligjin. Mirëpo, në një deklaratë të mëhershme të tij, Kurti kishte thënë se ajo do të jetë 250 euro gjatë premtimeve të mëhershme.

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Kurti, më 17 dhjetor të vitit të kaluar ka treguar se po punohet në Ligjin e pagave, për të ofruar zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave, në sektorin publik. Kurti ka deklaruar se paga minimale do të ngritet në 250 euro.

Kjo çështje ishte diskutuar në takimin që pati ai me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli. Kurti tha se ai mbetet i përkushtuar në fuqizimin e të drejtave të punëtorëve dhe respektimit të plotë të Ligjit të Punës nëpërmjet rritjes së kapaciteteve inspektuese, shkruan express.

Ai po ashtu kishte shtuar se qeveria është partneri kryesor social për mbrojtjen, realizimin dhe avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së punëtoreve. Në takim ishte biseduar edhe për Ligjin e Pagave dhe pagën minimale. burimi 02 pres

“Ne tani po punojmë intensivisht në hartimin e ligjit të ri që do të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave në sektorin publik. Duke e trajtuar me thellësinë dhe kujdesin e nevojshëm, e duke mos u nxituar, ne po tregojmë përgjegjësinë tonë në trajtimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm që ka munguar për tash e 22 vjet”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në lidhje me pagën minimale, ai tha se gjatë mandatit të tij, sikurse është zotuar para qytetarëve dhe miratuar në programin qeverisës, ajo do të ngritet në 250 euro.

VV e ka pasur premtim të kahmotshëm rritjen e pagës minimale dhe Kurti kishte deklaruar vetë në Kuvend se ajo do të rritet. Në një deklaratë të tij ai kishte thënë se cdo punëtorë do të paguhet së paku 10 euro në ditë, nëse punon 8 orë në ditë. Këtë ai e kishte thënë në kohën kur po tregonte për të arriturat e tij gjatë 55 ditëve qeverisje. Po atë ditë, ai premtoi rritje të rrogës minimale në 250 euro.

Ndryshe, Kurti ka thënë se puna për rritjen e pagës minimale vetëm sa ka filluar dhe se do të sigurohet pragu i të hyrave për punëtorët që të kenë një pagë të dinjitetshme.

“Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi. Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale”, shkroi ai në Facebook.

Kryeministri ka thënë se hapi i parë në arritjen e këtij qëllimi është rregullimi i kornizës ligjore dhe tutje ka shtuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vetëm se ka përgatitur projektligjin i cili së shpejti do të dalë në konsultime publike.

“Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pagës minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike. Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi”, ka shtuar ai.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE