Sa ishte dhe sa do të jetë fatura e rrymës, qeveria tregon me tre shembuj, e përfshin edhe subvencionimin e saj

-

Qeveria e Kosovës ka krahasuar faturat e deritashme me ato që do të vijnë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja të energjisë elektrike që u miratuan dje nga ZRRE’ja.

Në bazë të infografikës së publikuar nga ekzekutivi, ku është përfshirë edhe subvencionimi i Qeverisë, konsumatorëve që kanë shpenzuar 850 kWh energji elektrike, e që deri tash iu ka ardhur fatura 49.67 euro, me tarifat e reja do t’ju vijë fatura 52.19 euro.

Atyre që kanë harxhuar 1000 kWh e që ju ka ardhur fatura 58.10 euro, tash do t’ju vijë 68.18 centë.

Ndërsa ata që kanë shpenzuar 1200 kWh e që kanë paguar 69.35 euro, tash do të paguajnë 89.51 euro.

“Për konsum deri në 800 kWh, nuk do të ketë rritje. Në rastin e konsumit 850 kWh, duke llogaritur një raport mesatar 60% të tarifës së lartë (A1) dhe 40% asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal. Nga 49.67 euro në 52.19 euro. Pra, një rritje prej rreth 5%.

Në rast të konsumit 1000 kWh, duke llogaritur sërish një raport mesatar 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë rreth 17% apo rreth 10 euro. Nga 58.10 euro në 68.18 euro.

Ndërkaq, në rast të konsumit të 1200 kWh në muaj, duke llogaritur përsëri një raport 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes faturës së vjetër dhe asaj të është pak më i lartë. Nga 69.35 euro në 89.51 euro. Një rritje prej rreth 29% apo rreth 20 euro”, thuhet në postimin e Qeverisë.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit