Sanksionet ndaj ministrit, Thesari nuk ia ekzekuton pagën e plotë Muratit

-

Thesari i Shtetit ia ka ekzekutuar ministrit Hekuran Murati vetëm gjysmën e pagës për muajin tetor.

Ekzekutimi i gjysmës të pagës së ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve ndërlidhet me sanksionimin e tij nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civilë (KPMSHCK) për mosrespektimin e një vendimi të këshillit.

Nga burime brenda mekanizmave që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Financave, Paparaci ka marrë vesh se shuma e pagës së ekzekutuar në xhirollogaritë e ministrit Murati është 735.15 euro, përgjysmë më e ulët sesa paga e plotë prej 1413.81 euro.

Më 3 tetor të këtij viti, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civilë kishte nxjerrë vendim për t’ia ndaluar Hekuran Muratit gjysmën e pagës së tij si ministër.

Vendimi obligonte Thesarin e Shtetit që akti të hynte në fuqi në një afat prej 15 ditësh pas nxjerrjes së vendimit.

Vendimi është arsyetuar me pretendimin se ministri Murati nuk i ka respektuar vendimet e mëparshme të KPMShCK-së në lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). burimi nga Paparaci

Në vendim thuhet se ministri Murati do të marrë pagë të përgjysmuar deri kur ta zbatojë vendimin e KPMShCK për drejtorin e ATK-së.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit