Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës pasi që humbi jetën Nairobi

Në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare është publikuar sezoni i katërt i serialit “La Casa De Papel”, një serial spanjoll me të cilin shqiptarët janë të lidhur ngushtë.Në njërën prej episodeve të këtij seriali, vdes një prej karaktereve më të dashura të shqiptarëve, e njohur me nofkën Nairobi.

Sikur nuk mjaftonte paniku e shqetësimi që po krijon koronavirusi, tashmë shqiptarët i pllakosi edhe një mërzi e madhe: vdekja e Nairobit.Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim të shpejtë për një seancë të jashtëzakonshme për të parë se cilat masa të ndërmarrë për të tejkaluara sa më shpejtë këtë ngjarje të kobshme.

“Deputetë të nderuar, kriza politika, pandemia covid-19 e tash edhe vdekja e Nairobit, e kanë krijuar një situatë të papërballueshme, propozoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshm”, ka thënë Vjosa Osmani.Ndërsa, Kurti për çudi e ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas vdekjes së Nairobit.

“E tash është krijuar situata për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Tash. Jo kur presidenti i Prontos e kërkonte. Kemi tri kriza të cilat po të përpjestohen ne numrin e banorëve, japin rezultatin e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti. Ky lajm është pak humor.