Sekretari i NATO’s: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në Europë

-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten vizitoi një bazë ajrore ushtarake në Rumani, që është nikoqire e afro 1,000 trupave amerikane, që janë dislokuar në këtë shtet si pjesë e përpjekjeve të aleancës për të forcuar krahun lindor, pas rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Stoltenberg, që u takua në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu, me presidentin rumun Klaus Iohannis dhe zyrtarë të tjerë të lartë, tha se “ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë”.

“Ne nuk kemi siguri lidhur me atë që do të ndodhë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Rusisë që ta shtensionojë situatën”, tha Stoltenberg për gazetarët.

“Ne jemi vigjilentë dhe të përgatitur dhe kjo është arsyeja që prezenca e trupave të NATO-s në Rumani është kaq e rëndësishme”, shtoi ai.

Vizita e Stoltenbergut në Rumani po ndodh në të njëjtën ditë kur karvanët e ushtrisë amerikane, me pajisje ushtarake erdhën në këtë bazë rumune. Shtetet e Bashkuara po rivendosin 1,000 trupa nga Gjermani në Rumani, pasi zyrtarët amerikanë kanë frikë se Rusia shumë shpejt do ta pushtojë Ukrainën. Trupa të NATO-s po ashtu janë dislokuar në Poloni.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe ka kryer një sërë manovrash ushtarake në rajon. Por, Moska thotë se nuk ka plane që ta pushtojë Ukrainën.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit