Selektori i Çekisë i vendosur, nuk e pranon një gjë për Kosovën

Selektori i kombëtares së Kosovës, Jaroslav Silhavy, ka insistuar se skuadra e tij nuk do të pësojë humbje nesër (20.45) kundër Kosovës, për të cilët tha se kanë skuadër shumë të mirë. Ai beson se skuadra e tij s’do t’i përsërisë gabimet e bëra në Prishtinë.“Lojtarët janë të gjithë 100 për qind në formë. Ata e dinë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, ata nuk kanë nevojë t’i motivojmë ne për këtë ndeshje kaq të rëndësishme”, tha ai. Silhavy flet edhe për gabimet në Prishtinë : “Ne e kishim filluar mirë ndeshjen në Prishtinë, por i bëmë disa gabime që na kushtuan. Tani nuk duam t’i bëjmë ato gabime për herë të dytë dhe shpresojmë të mos ndodhin sërish nesër”.

Sa i përket Kosovës tha: “Skuadra e Kosovës? Sigurisht që ne i respektojmë shumë lojtarët e Kosovës, e respektojmë shumë këtë ndeshje dhe Zeneli nuk luajti as në ndeshjen në Kosovë. Por, Kosova ka shumë lojtarë që janë të mirë, të shpejtë, për shembull Rashica është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ju keni shumë vetëbesim në lojën e lojtarëve tuaj. Por, synimi është që të enjten të fitojmë”.“Kam një ndjenjë pozitive sa i përket lojës së nesërme. Ne kemi arritur të fitojmë kundër Anglisë, kështu që nëse nesër nuk fitojmë, puna do të na shkonte kot. Ndeshja kundër Kosovës vlerësohet si ndeshja e vitit.

Publiku do të na ndihmojë të fitojmë nesër”, thotë më tej. I pyetur se a do të marrë përgjegjësi nëse Kombëtarja e tij s’arrin të kualifikohet në EURO 2020 shkaku i Kosovës që po luan në kualifikime për Evropian për herë të parë në histori, Silhavy insistoi se skuadra e tij s’do të humbasë. “Ne sigurisht që nuk e pranojmë që nesër mund të humbasim”, tha Silhavy.