Semi i dedikoi këngë historisë së tij me Borën? Donaldi e dëgjon dhe ky është reagimi i tij

-

Sot, këngëtarja dhe ish banorja e BBV-së, Semi Jaupaj, publikoi këngën e saj të re të titulluar “Mos u kthe”.

E menjëherë pas publikimit, u aludua se teksti i këngës i dedikohet historisë Bora-Donald, shkruan lajmi.net.

“Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb”, këndon mes të tjerash Semi.

Kënga është vendosur dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Donaldi e ka dëgjuar në prani të Ilirit dhe Beniadës. Iliri dhe Beniada nuk i kanë mbajtur dot të qeshurat dhe i kanë hedhur Donaldit shikime duke nënkuptuar se i dedikohet atij.

“Shko te zemra tjetër që po të pret se më mirë pa ty jam vetë”, i ka thënë Iliri.

Shiko VIDEON E PARË KËTU

Donaldi fillimisht mbeti shtangur ndërsa më pas është shprehur “Shumë e bukur është”./Lajmi.net/

Shiko VIDEON E DYTË KËTU

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE