Sërish paralajmërohen reshje dhe vërshime

Paralajmërohen reshje dhe vërshime sërish.

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje për dy ditët e ardhshme.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga sot fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël..